1 Chronicles 5
1 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, se ai ishte i parëlinduri, megjithëse i përdhosi shtrojat e të atit. Prandaj e drejta e parëlindjes iu dha bijve të Jozefit, të birit të Izraelit, e Rubenit nuk iu quajt parëlindja.
2 Megjithëse Juda u bë më i forti ndër vëllezër e prej tij doli prijësi, e drejta e parëlindjes i takoi Jozefit.
3 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit ishin Enoku, Palui, Hecroni e Harmiu.
4 Bijtë e Joelit, Shemajahu, që pati për bir Gogun, që pati për bir Shimein,
5 që pati për bir Mikahun, që pati për bir Reajahun, që pati për bir Baalin,
6 që pati për bir Berahun, të cilin e mori peng Tiglat Pileseri, mbreti i Asirisë. Ai qe prijësi i rubenitëve.
7 Vëllezërit e tij, sipas fiseve, siç janë renditur në librin e Breznive, janë: i pari Jejeli, pastaj Zakaria,
8 Belai, biri i Azazit, të birit të Shemait, të birit të Joelit, që jetonte në Aroer dhe shtrihej gjer në Nebo e në Baal Meon
9 Në lindje shtrihej gjer ku fillonte shkretëtira, këtej Eufratit, sepse grigjat e tyre u shumuan në dheun e Gileadit.
10 Në kohën e Saulit ata luftuan me hagritët. Kur këta u ranë në dorë, u vendosën në tendat e tyre në mbarë anën lindore të Gileadit.
11 Kundruall tyre, në dheun e Bashanit, deri në Salkah, banonin bijtë e Gadit,
12 i pari Joeli, i dyti Shafami, pastaj Janai e Shafati në Bashan.
13 Vëllezërit e tyre, sipas shtëpive të të parëve të vet, ishin Mikaeli, Meshulami, Shebai, Jorai, Jakani, Ziai dhe Eberi, pra shtatë.
14 Këta ishin bijtë e Abihajlit, birit të Huriut, të birit të Jaroahut, të birit të Gileadit, të birit të Mikaelit, të birit të Jeshishait, të birit të Jahdoit, të birit të Buzit.
15 Ahiu, biri i Abdielit, të birit të Guniut, ishte kreu i shtëpisë së të parëve.
16 Ata banonin në Gilead, në Bashan e në rrethinat e tij dhe në të gjitha kullotat e Sharonit deri në skajet e tyre.
17 Të gjitha këto janë shkruar në kronikat e Jotamit, mbretit të Judës, në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.
18 Bijtë e Rubenit, gaditët dhe gjysma e fiseve të Manaseut, burra të fuqishëm, të pajisur me shqyt e shpatë, përdorues të harkut e të mësuar me beteja, ishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë, të gatshëm për luftë.
19 Ata bënë luftë me hagritët, me Jeturin, Nafishin e Nodabin
20 dhe morën ndihmë kundër tyre. Thirrën Perëndinë në betejë e ai iu përgjigj, se besuan në të. Hagritët u dorëzuan me gjithë sa ishin bashkuar me ta.
21 Atëherë u rrëmbyen bagëtitë, pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë; dhe njëqind mijë njerëz.
22 Shumë vetë mbetën të vrarë, sepse kjo luftë ishte dërguar nga Perëndia. Pastaj banuan në vend të tyre deri në kohën e shpërnguljes.
23 Bijtë e gjysmës së fisit të Manaseut banonin në tokën ndërmjet Bashanit e Baal Hermonit, në Senir e në malin Hermon. Ata ishin të shumtë.
24 Krerët e shtëpive të të parëve të tyre ishin këta: Eferi, Ishiu, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavjahu e Jahdieli, njerëz të fuqishëm, burra me emër, krerët e shtëpive të të parëve të vet.
25 Por ata e tradhtuan Perëndinë e etërve të vet dhe kurvëruan me perënditë e popujve të atij vendi, të cilët Perëndia i kishte shkërmoqur para syve të tyre.
26 Atëherë Perëndia i Izraelit ia trazoi shpirtin Pulit, mbretit të Asirisë, edhe Tiglat Pileserit, mbretit tjetër të Asirisë, i cili i shpërnguli rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut e i çoi në Halah, në Habor, në Hara e pranë lumit të Gozanit, gjer më sot.
27 Bijtë e Levit ishin Gershoni, Kohati e Merari.
28 Bijtë e Kohatit, Amrami, Ichari, Hebroni e Uzieli.
29 Bijtë e Amramit, Aroni, Moisiu e Mirjama. Bijtë e Aronit, Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari.
30 Eleazarit i lindi Finehasi, Finehasit i lindi Abishuai,
31 Abishuait i lindi Bukiu, Bukiut i lindi Uziu,
32 Uziut i lindi Zerahjahu, Zerahjahut i lindi Merajoti,
33 Merajotit i lindi Amarjahu, Amarjahut i lindi Ahitubi,
34 Ahitubit i lindi Cadoku, Cadokut i lindi Ahimaci,
35 Ahimacit i lindi Azarjahu, Azarjahut i lindi Johanani,
36 Johananit i lindi Azarjahu, i cili kreu shërbesën priftërore në tempullin që ndërtoi Solomoni në Jerusalem.
37 Azarjahut i lindi Amarjahu, Amarjahut i lindi Ahitubi,
38 Ahitubit i lindi Cadoku, Cadokut i lindi Shalumi,
39 Shalumit i lindi Hilkiahu, Hilkiahut i lindi Azarjahu,
40 Azarjahut i lindi Serajahu, Serajahut i lindi Jehocadaku.
41 Jehocadaku u shpërngul kur Zoti e dëboi Judën dhe Jerusalemin me anë të Nabukodonosorit.